KF Llapi komunikon zyrtarisht angazhimin e Mustafa Basaran në rolin e trajnerit kondicional për pjesën e dytë të sezonit garues.
47-vjeçari rikthehet në Podujevë për herë të dytë, pas eksperiencës së tij të mëparshme me klubin tonë në vitin 2020, duke sjellë me vete eksperiencë të vlefshme dhe profesionalizëm në përgatitjen fizike të ekipit.
Gjatë karrierës së tij, Basaran ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura, si Iğdır FK, Tuzlaspor, FK Bylis, Karşıyaka, İstanbulspor, si dhe skuadra të tjera në Turqi.
KF Llapi i uron mirëseardhje Mustafa Basaran dhe i dëshiron suksese në detyrën e tij të re, në shërbim të objektivave sportive të klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

