KF Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin gjerman VfB 03 Hilden për transferimin e futbollistit Armend Likaj.
20-vjeçari, me gjatësi 191 cm, është produkt i Akademisë së njohur të Schalke 04, një prej klubeve më të mëdha në futbollin gjerman. Pas formimit të tij në Gjermani, Likaj tashmë do të vazhdojë karrierën te KF Llapi.
Me këtë marrëveshje, Likaj do të jetë pjesë e KF Llapit deri në verën e vitit 2028, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të klubit.
KF Llapi i uron mirëseardhje Armend Likajt dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër.

