Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se të hënën më 5 janar, duke filluar nga ora 17:00, në “Restaurant Diamond”, Podujevë, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit “KF Llapi – Vit pas Viti”.
Ky event shënon finalizimin e një projekti disavjeçar të autorit Esad Ejupi, i realizuar në bashkëpunim me KF Llapi, i cili pasqyron historikun, rrugëtimin, sfidat dhe sukseset e klubit ndër vite.
Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantohet një botim me vlerë të veçantë dokumentare, i cili përcjell rrugëtimin e KF Llapit që nga viti 1932, në një periudhë kur informacionet ishin të pakta, e deri në ditët e sotme. Ky libër përfshin të gjitha gjeneratat e klubit ndër vite dhe përbën një dëshmi të çmuar historike, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë e KF Llapit.
Ftohen të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje me rëndësi për klubin dhe komunitetin sportiv.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
KF Llapi

