Komunikatë Zyrtare: Muhamed Useini

KF Llapi njofton se, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ka arritur marrëveshje të dyanshme me futbollistin Muhamed Useini për përfundimin e bashkëpunimit.

Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si një sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të klubit.

Me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mbyllur një kapitull pozitiv të bashkëpunimit të tyre.

KF Llapi e falënderon Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.