Komunikatë Zyrtare: Kushtrim Shabani

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Kushtrim Shabani për përfundimin e bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje vjen pavarësisht faktit se klubi llogariste në shërbimet e tij edhe në vazhdim. Megjithatë, KF Llapi ka mirëkuptuar dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të kërkuar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kushtrim Shabani ka dhënë kontribut të madh ndër vite me fanellën e KF Llapit, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Së fundmi, ai arriti edhe shifrën e 200 ndeshjeve zyrtare me klubin, një arritje që dëshmon përkushtimin, besnikërinë dhe profesionalizmin e tij.

KF Llapi e falënderon Kushtrim Shabanin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke i dëshiruar gjithmonë më të mirat.