Aranzhohen katër ndeshje miqësore për fazën përgatitore në Antalya

Klubi Futbollistik Llapi komunikon aranzhimin e katër ndeshjeve miqësore në kuadër të fazës përgatitore që klubi do ta zhvilloj në Antalya të Turqisë, nga data 21 janar deri më 1 shkurt.

Dinamo Kyiv, Zhetysu, Wisla Krakow dhe Hebar Pazardzhik janë kundërshtarët e ndeshjeve miqësore.

Ora e fillimit të ndeshjeve dhe stadiumet ku do luhen ato do përcaktohen më vonë.

Programi i ndeshjeve miqësore:

KF Llapi vs Dinamo Kyiv / 23.01.2025 / Antalya
KF Llapi vs FC Zhetysu / 26.01.2025 / Antalya
KF Llapi vs TS Wisla Krakow / 29.01.2025 / Antalya
KF Llapi vs FC Hebar Pazardzhik / 31.01.2025 / Antalya