Ahmed Januzi, shënuesi më i mirë në Superligë për Llapin nga sezoni 2015/16

Tanimë shënuesi më i mirë në Superligë për Llapin nga sezoni 2015/16 është sulmuesi Ahmed Januzi.

36-vjeçari ka gjetur rrjetën plotë 37 herë në tri periudha si futbollist i Llapit.

Januzi e ka nisur jashtëzakonisht mirë sezonin e ri duke realizuar 5 gola në 7 takime.

Lista e pesë shënuesve më të mirë nga sezoni 2015/16:

  1. Ahmed Januzi, 92 ndeshje, 37 gola

    2. Muhamet Hyseni, 80 ndeshje, 33 gola

    3. Hamdi Namani, 174 ndeshje, 28 gola

    4. Mirlind Daku, 51 ndeshje, 27 gola

    5. Valmir Veliu, 139 ndeshje, 24 gola