29 korrik 2024 – Klubi Futbollistik Llapi njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen kthyese të UEFA Europa Conference League, raundi i dytë kualifikues, KF Llapi – Brøndby IF e cila zhvillohet të enjten, më 1 gusht në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 17:00
Kushtet për akreditim të gazetarëve për ndeshjen KF Llapi – Brøndby IF:
• Një gazetar ose fotograf për medium;
• Dërgo kërkesën me titull “Për akreditim” në email-in: press@llapifc.com;
• Ngarko ID personale dhe ID e lëshuar nga mediumi me të dhënat e aplikuesit;
Afati i fundit për aplikim, e mërkure, 31 korrik 2024, ora 10:00;
Pas këtij afati nuk do merret parasysh asnjë aplikim.
Mediat e akredituara do njoftohen nëpërmjet email-it.
Ju faleminderit për mirëkuptim,
Zyra për media dhe informim