13 korrik 2024 – Klubi Futbollistik Llapi njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen kthyese të UEFA Europa League, raundi i parë kualifikues, KF Llapi – Wisla Krakow e cila zhvillohet të enjten, më 18 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Duke ditur se ndeshja kthyese në “Zahir Pajaziti” do zhvillohet pa praninë e shikuesve përshkak të dënimit nga UEFA, klubi e ka të rezervuar numrin e gazetarëve të pranishëm, prandaj edhe mban të drejtën e refuzimit të akreditimeve të caktuara.
Kushtet për akreditim të gazetarëve për ndeshjen KF Llapi – Wisla Krakow:
• Një gazetar ose fotograf për medium;
• Dërgo kërkesën me titull “Për akreditim” në email-in: press@llapifc.com;
• Ngarko ID personale dhe ID e lëshuar nga mediumi me të dhënat e aplikuesit;
Afati i fundit për aplikim, e mërkure, 17 korrik 2024, ora 10:00;
Pas këtij afati nuk do merret parasysh asnjë aplikim.
Mediat e akredituara do njoftohen nëpërmjet email-it.
Ju faleminderit për mirëkuptim,
Zyra për media dhe informim