Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje tri vjeçare me sulmuesin e qendrës, Ardit Tahiri.
21-vjeçari vjen në klubin tone pas eksperiencës me Dinamo City në Shqipëri, teksa karrierë ka bërë tek 2 Korriku, Besa dhe Drita në Kosovë.
Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Tahiri ka nënshkruar kontratë që e mban atë pjesë të klubit deri në vitin 2027.
Tahiri poashtu mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa do jetë vlerë e shtuar për ekipin para sfidave evropiane dhe sezonit të ri të Superligës.
Ai është bashkuar me ekipin në Ohër, aty ku po zhvillohen përgatitjet për garat evropiane.
Tahirit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe urojmë për suksese dhe sa më shumë gola.