Llapi mposhtet nga Tikvesh në miqësore

KF Llapi – GFK Tikvesh 1-2

Golashënues për Llapin: Ilir Blakçori 36′ – Valmir Berisha

Ka përfunduar ndeshja e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane, ku kemi pësuar humbje nga skuadra GFK Tikvesh.

Pas pjesës së parë e cila ishte e barabartë, shtabi teknik u dha hapësirë për të luajtur gjithë futbollistëve të grumbulluar, ku në min 75 ekipi nga një pakujdesi në mbrojtje e pësoi golin e dytë.

Ekipi ynë vijon me përgatitje intensive, ndërsa do t’i zhvilloj edhe dy ndeshje tjera kontrolluese, ndaj Partizanit më 29 qershor në Pogradec dhe më 1 korrik ndaj Strugës në Ohër.