Llapi fiton testin e parë miqësor, Maliqi me dopietë vendosi ndeshjen

KF Shkëndija – KF Llapi 0:2

Golashënues:
Adem Maliqi 16′ – asistues: Blend Baftiu
Adem Maliqi 42′ – asistues: Ilir Blakçori

Ekipi ynë ka arritur fitore në ndeshjen miqësore kundër KF Shkëndija!

Me dy gola të shënuar nga Adem Maliqi në minutat 16′ dhe 42′, ekipi tregoi formë të lartë, ndonëse ndodhet në fillimin e përgatitjeve.

Në pjesën e dytë, ekipi arriti ta ruaj avantazhin e pjesës së parë dhe arriti të rrezikoj disa herë portën e ‘kuqezinjëve’.

Kryetrajneri Tahir Batatina u dha minuta gjithë ekipit që kishte në dispozicion, duke u siguruar që çdo lojtar të ketë hapësirë dhe të shoh formën e secilit para sfidave të ardhshme.

Ndeshjen e ardhshme miqësore, ekipi ynë e zhvillon pas dy ditësh ndaj Tikveshit në ‘Biljanini Izvori’