Ekipi ynë, KF Llapi ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Ohrit për t’a zhvilluar fazën përgatitore para sfidave evropiane.
“Bardhekaltrit” janë akomoduar në “Laki Hotel & Spa”, kurse pasdite kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Biljanini Izvori”
Ekipi do t’i zhvilloj përgatitjet intensive në Ohër gjatë 10 ditëve në vijim, teksa ka planifikuar t’i zhvilloj edhe katër ndeshje miqësore për të cilat jeni njoftuar kohë më parë.
Pozitive për skuadrën është se Valmir Veliu është bashkuar në stërvitjet e plota me grupin e futbollistëve kurse Granit Jashari po stërvitet ende i distancuar nga grupi, me mbikëqyrje të stafit mjekësor.
Faza përgatitore në Ohër është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit dhe gatishmërisë për sfidat e ardhshme.