Urime Dita e Çlirimit të Podujevës!

Me rastin e 19 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Podujevës, KF Llapi shpreh urimet më të mira për qytetarët e Podujevës.

Kjo ditë na kujton luftën dhe përpjekjet e heronjve tanë si Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Ilir Konushefci, Ali Ajeti dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Të gjithë bashkë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.