Muhamet Hyseni përshëndetet me ekipin para udhëtimit në Danimarkë

Sot ishte dita e fundit e Muhamet Hysenit në familjen bardhekaltër, pasi nesër ai do të udhëtoj për në Danimarkë, ku do bashkohet me skuadrën e tij të re, AC Horsens.

Asnjë ndarje në futboll nuk është e lehtë, megjithatë ne jemi të lumtur që Hysenit po i hapen dyert e reja për të arritur edhe më shumë suksese në arenën ndërkombëtare.

Ai u përshëndet me gjithë ekipin, trajnerët dhe stafin të cilët i falenderoj për kohën e jashtëzakonshme të kaluar gjatë gjithë vitit, njëherit na uroj edhe shumë suksese në Evropë dhe në sezonin e ri futbollistik.

Kryetrajneri Tahir Batatina, ndonëse shumë i emocionuar që Hyseni nuk do jetë më pjesë e klubit, falenderoj atë për kontributin dhe ndihmesën e tij në arritjen e objektivave, teksa i dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e ndritur që e pret në vazhdim.

Klubi ynë falënderon përzemërsisht Muhamet Hysenin për kontributin e madh të dhënë për ngjyrat bardhekaltër dhe i uron sukseset më të mëdha në vazhdim të karrierës.

Mirëupafshim ‘Momo’, ti do jesh gjithmonë në zemrat e secilit nga ne!