Komunikatë Zyrtare: Muhamed Useini

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.

Useini vjen në klubin tonë pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtina, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t’i realizoj 3 gola.

Futbollisti tetovar është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirësardhje në mesin tonë, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme.

Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me grupin në përgatitjet e garave evropiane.

Mirë se vjen dhe paq suksese me fanellën bardhekaltër, Meti!