Në Nyon të Zvicrës, drejtuesit e klubit tonë morën pjesë në shortin për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League. Presidenti i klubit, Beqir Batatina, zv. Presidenti Bahri Ademi dhe Menaxheri i ekipit, Muhamet Rexhepi, udhëhoqën delegacionin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Tanimë jemi njoftuar edhe me kundërshtarin e raundit të parë kualifikues, e që është ekipi i respektuar Wisla Krakow, një sfidë që na jep mundësinë për të treguar potencialin tonë dhe për të korrur suksese në skenën ndërkombëtare.
Drejtuesit tanë janë plotësisht të përkushtuar për të arritur rezultate të mrekullueshme dhe për të përfaqësuar me dinjitet klubin tonë në arenën ndërkombëtare.
Me përkushtimin e lojtarëve dhe stafit tonë, ne shpresojmë të arrijmë suksese të mëdha dhe të vazhdojmë të rritemi në këtë kompeticion të ndritur ndërkombëtar.