Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të raundit të parë kualifikues të UEL

Nesër hidhet shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League.

Skuadra jonë, KF Llapi e mëson kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League në shortin që do hidhet nesër më 18 qershor në ora 15:00 në Nyon të Zvicrës.

Ndërsa sot UEFA ka publikuar kundërshtarët e mundshëm të ekipit tonë në raundin e parë kualifikues.

Kundërshtari i raundit të parë do të jetë njëra nga skuadrat e mëposhtme:

FC Sheriff Tiraspol (Moldavi)
NK Maribor (Sloveni)
FC Tobol (Kazakistan)
Wisła Kraków (Poloni)
Pafos FC (Qipro)
Paksi FC (Hungari)