Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesin e krahut, Jose Cobian.
25-vjeçari u bashkua me klubin në verën e vitit të kaluar dhe nuk arriti të përshtatej sa duhet me ambientin, për çka edhe kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.
Cobian u paraqit në 25 ndeshje me ekipin, 10 zëvendësuar, 15 zëvendësues dhe bëri 6 asistime.
KF Llapi falenderon për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.