Aranzhohen katër ndeshje miqësore / Faza Përgatitore Ohër

Klubi Futbollistik Llapi komunikon aranzhimin e 4 ndeshjeve miqësore në kuadër të fazës përgatitore që klubi do ta zhvilloj në Ohër të Maqedonisë, nga data 23 qershor deri më 2 korrik.

Shkëndija, Tikvesh, Partizani dhe Struga janë kundërshtarët e ndeshjeve miqësore.

Ndaj Shkëndijës, Tikveshit dhe Strugës do të luajmë në “Biljanini Izvori” të Ohrit, ndërsa me Partizanin në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Programi i ndeshjeve miqësore:

KF Llapi vs KF Shkëndija / 25.06.2024 / 17:00 / Stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër
KF Llapi vs GFK Tikvesh / 27.06.2024 / 18:00 / Stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër
FK Partizani vs KF Llapi / 29.06.2024 / 17:00 / Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
KF Llapi vs FC Struga / 01.07.2024 / 18:00 / Stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër