Komunikatë Zyrtare: Erlind Mulaj

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka finalizuar transferimin e talentit të ri, Erlind Mulaj. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin tonë.

Erlind Mulaj, 18 vjeç, është sulmues i krahut të majtë i cili ka shkëlqyer me aftësitë e tij në fushën e lojës. Duke filluar karrierën e tij te FC Istogu, ai ka debutuar në ekipin e parë që në moshën 16 vjeçare dhe ka kontribuar me 3 gola të realizuar.

Statistikat e tij impresionuese përfshijnë 43 gola dhe 32 asistime në U-19 të FC Istogu gjatë dy sezoneve me ekipin, një sezon në Ligën e Parë dhe së fundmi në Superligë.

Transferimi i Erlind Mulaj është një hap i rëndësishëm për KF Llapin në përpjekjet tona për të forcuar ekipin tonë dhe për të zhvilluar talentë të rinj në fushën e futbollit.

Ne e mirëpresim Erlindin në familjen tonë dhe i urojmë atij sukses në rrugën e tij të re me KF Llapin