Klubi Futbollistik Llapi njofton se dyshja Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori kanë vazhduar kontratat me klubin edhe për dy-vitet e ardhshme.
Dyshja Namani-Blakçori kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke ndihmuar klubin t’i arrij objektivat andaj klubi ka vendosur t’i ketë në ekip edhe për dy sezonet e ardhshme.
Namani është paraqitur në 34 ndeshje të sezonit, 32 në kampionat dhe 2 tjera në Kupë, ku ka arritur t’i realizoj 6 gola dhe ka kontribuuar edhe me 5 asistime në 2731′ minuta të luajtura.
Në anën tjetër Blakçori ka luajtur në 32 ndeshje, 30 në kampionat dhe 2 në Kupë duke kontribuuar me 3 gola dhe 3 asistime në 2656′ minuta.
Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella i ka uruar Namanin e Blakçorin për vazhdimin e kontratave dhe iu ka dëshiruar shumë suksese në vazhdim.