Podujevë, 10 qershor 2024 – Skuadra e Llapit ka filluar sot edhe zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane, të cilat luhen në muajin korrik.
Ekipi ka zbarkuar sot në fushë pas dy javëve pushim, ndërsa shtabi teknik pas prezantimit të planprogramit ka filluar punën për t’i përgatitur maksimalisht futbollistët para sfidave evropiane.
Prezent në stërvitjen e sotme ishin pothuajse gjithë futbollistët si dhe transferimet e reja. Me leje të shtabit teknik munguan vetëm Vokli Laroshi, Ilir Krasniqi dhe Arbnor Ramadani, të cilët i bashkohen ekipit nesër.
Ekipi nga nesër fillon me përgatitjet nga dy-herë në ditë për t’a rritur intensitetin e tyre gradualisht.
Kujtojmë që, më 18 qershor në Nyon të Zvicrrës, Llapi e mëson kundërshtarin e raundit të parë të UEFA Europa League, ndërsa pas datës 22 qershor, ekipi do zhvendoset në Ohër të Maqedonisë për përgatitjet e fundit para ndeshjeve kualifikuese.