Komunikatë Zyrtare: Përgatitjet për garat evropiane 2024/25

KF Llapi njofton se, nesër më 10 qershor 2024, fillojnë zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane 2024/25.

Ekipi grumbullohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ora 16:30 teksa stërvitja e parë do mbahet në ora 17:30.

Ekipi planifikon t’i zhvilloj përgatitjet në Podujevë deri më 22 qershor, ndërsa nga 23 qershor deri më 2 korrik do zhvendoset jashtë Kosovës për kamp përgatitor në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Bardhekaltrit do t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese për të parë nga afër formën dhe kompaktësinë e ekipit deri tek ndeshja e parë e raundit kualifikues të UEFA Europa League.

Drejtuesit e klubit janë duke punuar maksimalisht në prurje cilësore për t’i mbuluar pozicionet ku ka nevojë shtabi teknik për t’u përforcuar.

Bëjmë me dije se nga ekipi deri më tani është larguar vetëm sulmuesi Trimror Selimi, ndërsa me ekipin është bashkuar mesfushori Blend Baftiu.

Nga huazimi rikthehen portieri Art Hoti i cili ishte pjesë e Flamurtarit në sezonin pranveror, Aulon Shabani nga Vëllaznimi dhe Avni Selmani nga Rahoveci.

Stërvitja e parë do jetë e hapur për publikun dhe mediat që duan t’a përcjellin nga afër stërvitjen.

Për çdo informacion shtesë dhe përditësime, ju lutemi të vizitoni faqen tonë zyrtare dhe rrjetet tona sociale.