Komunikatë Zyrtare: Blend Baftiu

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri, Blend Baftiu nga FC Drita. Ky transferim është një hap i rëndësishëm për klubin duke shtuar cilësi dhe përvojë në skuadrën tonë.

Blend Baftiu, 26 vjeç, është një mesfushor ofensiv me aftësi të jashtëzakonshme.

Me një karrierë të suksesshme në FC Ballkani dhe së fundmi tek FC Drita, ai është i njohur për shkathtësitë e tij, përkushtimin dhe profesionalizmin në fushë.

Duke komentuar mbi transferimin, drejtori sportiv i KF Llapi, Mentor Zhdrella tha: “Jemi shumë të lumtur që kemi siguruar shërbimet e Blend Baftiut. Ai do të sjellë një dimension të ri në lojën tonë dhe presim me padurim që të shohim kontributin e tij në fushë. Kjo është një shenjë e ambicieve tona për të arritur sukses në të gjitha garat ku marrim pjesë, duke nisur nga ato të Europa Ligës”

Në anën tjetër, transferimi i ri, Blend Baftiu shprehu entuziazmin e tij që u bashkua me KF Llapi: “Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e KF Llapi. Ky është një klub me traditë dhe tifozë fantastikë. Shpresoj që së bashku të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe të bëjmë krenarë të gjithë mbështetësit tanë.”

Blend Baftiu ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me KF Llapi, dhe ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë dhe suksese të mëdha në këtë aventurë të re.