Klubi Futbollistik “Llapi” njofton publikun se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin anësor, Trimror Selimi.
Përfundimi i bashkëpunimit me Selimin para kohe vjen me dëshirën dhe vullnetin e plotë të klubit dhe vetë futbollistit.
Selimi u bashkua me klubin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si “bardhekaltër” arriti t’i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.
Klubi falenderon Selimin për kontributin dhe i dëshiron mbarësi në vazhdim të karrierës.