Klubi Futbollistik “Llapi” njofton publikun se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mesfushorin me shumë përvojë, Besar Musolli.
Eksperienca e Musollit i ka ofruar shumë kualitet mesfushës sonë këtë edicion, andaj klubi nuk ka pasur shumë mëdyshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Për numrin 23 të ekipit tonë, sezoni i parë me Llapin ka shkuar si më së miri, duke u paraqitur në 29 ndeshje dhe duke kontribuuar për ekipin me 1854′ minuta të luajtura.
Pas vazhdimit të kontratës, mesfushori llapjan është prononcuar për faqen zyrtare të klubit duke thënë se nuk ka pasur fare dyshime për të vazhduar.
“Normalisht që jam i kënaqur me vazhdimin e kontratës. Ishte sezoni im i parë pas shumë vitesh larg vendlindjes por që mund të them se ishte mjaft i suksesshëm si për mua ashtu edhe për ekipin. Jam pritur mirë dhe jam ambientuar shpejt. Tifozët nuk arritëm t’i shpërblenim me titullin kampion për mbështetjen e tyre të zjarrtë por u premtojmë angazhim maksimal për të korrur sa më shumë suksese në Europa Ligë dhe sezonin vijues të Superligës”
Klubi po punon intensivisht në vazhdimin e kontratave me futbollistët aktual dhe në afrime të reja dhe cilësore, për të cilat do informoheni me kohë përmes mjeteve tona të informimit.