Drejtuesit e klubit, stafi dhe futbollistët mirëpritën në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Në ambientet e stadiumit “Zahir Pajaziti” kishim kënaqësinë e veçantë të prisnin për një vizitë zyrtare, ambasadorin e Britanisë në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, i cili ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.

Ambasadorin Hargreaves e njoftuam për kushtet infrastrukturore dhe ato të punës, teksa ai u shpreh shumë i kënaqur që klubi ynë ka një stadium të tillë, një ekip konkurrues për trofe dhe një tifozeri shumë të flaktë siq janë tifozët llapjanë.

Në shenjë falenderimi për vizitën kryetrajneri i ekipit, Tahir Batatina e nderoi Ambasadorin me fanellë të personalizuar me emrin e tij.

Ndërsa Kryetarin Bulliqi e falenderuam për mbështetjen e tij të vazhdueshme për klubin dhe që figurat e rëndësishme politike dhe jo vetëm i adreson në ambientet e KF Llapi.