Bardhekaltrit gati për Gjilanin, punuan me seriozitet maksimal në stërvitjen e fundit

Skuadra e Llapit ka mbyllur ciklin e përgatitjeve për ndeshjen e nesërme në udhëtim tek SC Gjilani. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, i rikthyer nga suspendimi prej dy ndeshjeve, ka punuar me seriozitet maksimal dhe përkushtim tejet të madh para një sfide shumë të rëndësishme për ekipin në rrugëtimin për titull kampion.

Stërvitjen e sotme, bardhekaltrit e zhvilluan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kushte perfekte të fushës, ku prezent ishte edhe Presidenti i klubit, Beqir Batatina.

Ekipi pas stërvitjes do grumbullohet në hotel dhe fokus maksimal ka vetëm ndeshjen e nesërme.

Ekipi do vuaj mungesën e dy të dëmtuarve Valmir Veliu e Granit Jashari si dhe mesfushorit Besar Musolli, i cili ka plotësuar numrin prej katër kartonëve të verdhë. Nga suspendimi me kartonë, ekipit i rikthehen mesfushori tjetër, Arbnor Ramadani si dhe mbrojtësi i krahut, Diar Vokrri.

Disa nga imazhet e stërvitjes së fundit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në “Zahir Pajaziti”