Ndeshja e djeshme ndaj Feronikelit ’74 ishte e veçantë për dy sulmuesit tanë, Muhamet Hyseni dhe Ahmed Januzi për faktin se që të dy, dje arritën shifrën e 30 golave personal me fanelën bardhekaltër.
Hyseni shifrën e 30 golave e arriti në ndeshjen e tij të 76-të zyrtare, ndërsa Januzi golin e 30-të si bardhekaltër në ndeshjen e 78-të zyrtare.
Dyshja Hyseni-Januzi janë në formë fantastike dhe forma e tyre do ta ndihmoj skuadrën edhe në katër ndeshjet e ardhshme për synimin e fitimit të titullit kampion.