KF Llapi njofton gjithë tifozët se sot ka pranuar vendimin nga Departamenti i Licencimit pranë FFK-së për pjesëmarrje në garat e UEFA-s për sezonin 2024/25.
Sipas vendimit, KF Llapi ka dorëzuar me kohë gjithë dokumentacionin për licencim dhe ka përmbushur gjitha kriteret e kërkuara për t’u pajisur me licencë që siguron të drejtën e garimit në garat e UEFA-s.
Ky është viti i tetë rresht që KF Llapi është renditur në mesin e klubeve të licencuara.
Falënderojmë administratën e klubit tonë për përgatitjen e dokumentacionit dhe punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe.
Falenderojmë edhe Departamentin e Licencimit të FFK-së për bashkëpunimin në këtë proces.
Tashmë na mbetet vetëm t’i përmbushim objektivat tona në fushën e blertë dhe të kualifikohemi në garat evropiane, mision ky i nisur nga fillimi i sezonit.