Faleminderit mërgimtarë dhe biznesmenë llapjanë

Takimi i mbajtur sot në Gjermani me mërgimtarë dhe biznesmenë llapjanë bashkoi shumë njerëz të cilët shprehën gadishmëri t’i bashkohen KF Llapi dhe të përkrahin ekipin si sponsorë.

Për organizimin e takimit shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Nënkryetarin e klubit, z. Amrush Batatina dhe anëtarin e bordit, z. Shahin Blakçori.

Ndërsa falenderojmë gjithë mërgimtarët dhe biznesmenët llapjanë për pjesëmarrjen e tyre që dëshmon se KF Llapi do ketë mbështetje të fuqishme në rrugëtimin e saj për titullin kampion.

Në emër të bordit drejtues, Presidenti z. Beqir Batatina shprehi mirënjohjen e tij për organizatorët dhe pjesëmarrësit duke i inkurajuar ata që të jenë pranë klubit dhe se klubi është i hapur në çdo kohë për përkrahjen e secilit prej tyre.

Ditëve në vijim priten zhvillime të reja për sponsorë të rinj të klubit, për të cilat do njoftoheni me kohë nëpërmjet mjeteve tona të informimit.

Zyra për informim

27 prill 2024