Të dashur mërgimtarë dhe ju të respektuar biznesmenë llapjanë,
Duke e parë organizimin e klubit të zemrës të çdo llapjani, kemi vendosur që së bashku me kryesinë e klubit të mbajmë një takim koordinues me të gjithë biznesmenët e Llapit dhe Gollakut, që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.
Klubi është organizuar maksimalisht këtë sezon dhe është shembull i organizimit në Kosovë dhe jo vetëm, teksa është edhe në garë për titullin kampion, ku Llapi pret titullin e parë pas 91 vitesh themelim.
Në këtë darkë do të koordinohemi për të mbështetur Llapin drejt organizimit dhe arritjes së objektivit, ku projekti i Llapit është që të jetë një klub i organizuar dhe me synime të mëdha për çdo kampionat.
Biznesmenët llapjanë gjithmonë janë bashkuar për qëllime të mbështetjes së çfarëdo organizimi, por ky organizim ka karakter sportiv, ku përmes sportit i tregojmë vlerat tona kulturore dhe intelektuale.
Jo më kot thonë se sporti, e sidomos futbolli, bashkon njerëzit.
Në prezencë të takimit do të jenë kryesia e klubit, Presidenti Beqir Batatina, zv. Presidenti, Amrush Batatina dhe anëtarët e bordit, Shahin Blakçori dhe Gazmend Zhitia.
Ky takim do mbahet me datën 27 prill 2024 në Airplex-Restaurant GmbH, Albin-Köbis-Straße 3 51147 Köln., Cologne, Germany, 51147.