Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se KF Llapi dhe AUTO LLAPI kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizuese.
Bazuar në Ligjin Nr. 05/L -090 për sponsorizimin në fushën e sportit, që për qëllim të sponsorizimit është realizimi, përkrahja, promovimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe aktiviteteve në fushën e sportit, kompania lidere si distributor i brendeve më të njohura të pjesëve për vetura, AUTO LLAPI SH.P.K ka shprehur gadishmërin të ofroj mbështetje për KF Llapi në rrugën drejt sukseseve.
AUTO LLAPI SH.P.K është një emër i njohur që prej 20 vitesh dominon tregun e importit dhe shpërndarjes së pjesëve të veturave. Kjo kompani është distributori më i madh i pjesëve të automjeteve në Kosovë. Është themeluar në vitin 2000. Aktiviteti kryesor i AUTO LLAPI SH.P.K është importi, tregtimi me shumicë dhe pakicë i pjesëve për të gjitha makinat evropiane. Poashtu AUTO LLAPI SH.P.K ofron edhe pjesë për makina aziatike dhe koreane.
AUTO LLAPI SH.P.K operon me 9 dyqane me hapësirë prej 10,000 m2 dhe me mbi 35,000 produkte.
Marrëveshja e sponsorizimit mes KF Llapi dhe AUTO LLAPI SH.P.K është nënshkruar në prani të Pronarit të klubit, Tahir Batatina dhe Pronarit të AUTO LLAPI SH.P.K, Selatin Potera.
Kontributi i AUTO LLAPI SH.P.K për klubin tonë është tejet i madh, teksa ne u jemi falenderues për mbështetjen e tyre që ofrojnë për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të organizimit dhe kushteve për futbollistët seniorë dhe të gjitha kategorive të reja të Akademisë sonë.