Komunikatë zyrtare | Elvir Gashijani ftohet nga Kosova U-19

Futbollisti ynë, Elvir Gashijani është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U-19 për ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar listën e Kosovës U-19 ku pjesë e saj është edhe futbollisti i ekipit tonë, Elvir Gashijani.

Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë, më 20 mars, në orën 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”. Më pas, më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”.

KF Llapi uron futbollistin Gashijani për ftesën si dhe i dëshiron shumë suksese atij dhe Kombëtares