Enis Hoti nënshkruan kontratë profesionale me Llapin

Sulmuesi anësor, Enis Hoti, i transferuar këtë afat kalimtar nga skuadra e Malishevës U21, ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për 3 vitet e ardhshme.

19-vjeçari ka spikatur me paraqitje në sezonin vjeshtor duke shënuar 3 gola dhe asistuar 7 herë.

Hoti i bashkohet vargut të shumë futbollistëve tjerë premtues që klubi veç se i ka nën petkun e vet me kontrata profesionale.

I dëshirojmë suksese Hotit me ekipin bardhekaltër, shëndet dhe shumë gola