Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e Kosovës U21, për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025, pjesë e së cilës është edhe futbollisti ynë, Diar Vokrri.
Vokrri pranon ftesën e Kombëtares U21 pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë edicion me ekipin tonë, sidomos në stinorin pranveror ku është pjesë e vazhdueshme e formacionit titullar.
Kosova U21 më 22 mars do të përballet me Gjermaninë. Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz.
Urojmë për sukses futbollistin tonë Diar Vokrri dhe Kombëtaren e Kosovës U21